Higuain ka marrë një pezullim prej 2 ndeshjes pas kartonit të kuq të marrë në takimin kundër Juventusit.

Argjentinasi ka shpërthyer ndaj arbitrit të ndeshjes dhe ky i fundit i ka treguar kartonin e kuq. Rrjedhimisht Higuain do të mungojë kundër Lacios dhe Parmës.

Megjithatë, Milani nuk ka ndenjur duarkryq në këtë situatë dhe ka vendosur të paraqesë menjëherë apelimin e saj kundër vendimit nga federata, shkruan PanoramaSport.

Drejtuesit kuqezinj do të kërkojnë që dënimi i sulmuesit të shkurtohet me 1 ndeshje dhe “El Pipita” të mungojë vetëm në takimin kundër Lacios.