Denis Xibri: “Si e mbyllin vitin të rinjtë e LRI”

denis-xibriNë këto ditë festash, ne gjimnazistët e Lëvizjes Rinore për Integrim, menduam t’i kalojmë ndryshe festat e fundvitit. Ne ndërmorrëm një nismë vullnetare për të ndihmuar shtresat në nevojë duke dhuruar disa ndihma, por mbi të gjitha ngrohtësi shpirtërore. Për shumë familje nata e ndërrimit të viteve është një natë si gjithë të tjerat, sepse vështirësitë që këto familje kanë, i bën të flenë çdo natë me mendimin si do ta sigurojnë ditën nesër.

Këto familje kanë vetëm njëri tjetrin dhe mendojnë se askush nuk mendon për to. Por ne shkuam pranë këtyre familjeve për ti treguar që ata nuk janë vetëm dhe se jemi të gjithë të barabartë. Gjëndja e keqe e shtëpive dhe jetesa jo e mirë e tyre duhet të bëhet çështje për çdo organ qeveritar sepse të gjithë ne jemi qytetarë me të drejta të barabarta, por mbi të gjitha jemi njerëz me ndjenja.

Lotët që dolën sot nga nënat e fëmijëve që ne vizituam, për ne tregonin shumë. Në ato pika loti fshihej trishtimi i të gjitha vuajtjeve dhe mundimeve të prindërve që fëmijët e tyre të jetojnë si gjithë të tjerët. Në ata lot fshihej edhe gëzimi i faktit që disa qytetarë ishin aty për ta dhe për t’i dhënë një mesazh të fortë, atë i të qenurit të barabartë.

Por më i madh ishte gëzimi që për ta ishin aty disa të rinj, duke ditur se rinia e sotme është e painteresuar për problemet e komunitetit të tyre . Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, nuk është hera e parë që ndërmerr nisma të tilla. Në kuadër të përgjegjësisë sociale të rinjtë, por dhe drejtues te LSI dalin në ndihmë të komunitetit.

Por këto nisma duhen ndërmarrë shumë më shpesh dhe nga të gjithë sepse të gjithë ne jemi pjesë e komunitetit ku jetojmë. LSI është pranë shtresave në nevojë për t’u dhënë edhe atyre shansin për të qenë të barabartë.

LSI është pranë qytetarëve sepse ata janë drejtuesit e vërtetë të këtij vendi. Ne, Lëvizja Rinore për Integrim, ndërmarrim këto nisma sepse të dhurosh diçka nga vetja nuk të varfëron, por përkundrazi të pasuron me ngrohtësi dhe pozitivitet.

Një shkrim nga Denis Xibri:

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al