Denis Xibri: Të jesh i pushtetshëm nuk të bën ndryshe nga të tjerët

Denis Xibri

Denis Xibri Pse zgjodha LRI? Unë kam mësuar se të jesh në një forum politik ku të rinjtë promovohen dhe u jepet një hapsirë e madhe në çdo fushë do të thotë një mundësi reale për ne të rinjtë ta ndryshojmë këtë vend. Këtë mbështetje te të rinjtë unë e kam parë tek Lëvizja Rinore për Integrim që mbështet të gjithë të rinjtë sepse beson tek ata. Kjo mbështetje vjen që nga Lëvizja Socialiste për Integrim me në krye kryetarin z. Ilir Meta që është quajtur miku më i mirë i të rinjve sepse mbështetja e tij nuk bazohet në fjalë bosh, por në vepra konkrete. Prandaj edhe zgjedhja ime ishte LRI-ja sepse për mua si një 17 vjeçar i këtij vendi mu duk mundësia më e mirë për ta bërë Shqipërinë më të mirë.

Lëvizja Rinore për Integrim nuk është vetëm një forum politik. Lëvizja Rinore për Integrim është një familje e madhe që ofron miqësi dhe dashuri për të gjithë anëtarët e saj. Është një familje, që i ka gjithnjë dyert e hapura për të gjithë të rinjtë. Unë quhem Denis Xibri dhe jam maturant në gjimnazin “Partizani”, kam rreth një vit që jam pjesë e familjes LRI dhe në kaq pak kohë unë jam ambientuar dhe kam mësuar shumë, jo vetëm nga politika, por edhe nga jeta sociale. Kam njohur shumë shokë e shoqe, bashkëmoshatarë dhe njerëz të rëndesishëm. Nga këta njerëz kam mësuar se të duash një punë do të thotë ta bësh atë me dëshirë dhe pasion. Unë kurrë nuk e kisha menduar që do të isha pjesë politikës, të paktën jo në këtë moshë, por LRI-ja më vodhi zemrën me njerëzit dhe aktivitetet e tyre dhe shumë shpejt u bëra edhe unë pjesë e pandashme e saj. Aktivitet kulturore, artistike, sportive, takimet me figura të ndryshme, por edhe trajnimet e shumta politike që Lëvizja Rinore për Integrim organizon i japin të rinjve një zhvillim të jashtëzakonshëm. Në një vit antarësi në LRI unë e kam kuptuar që e ardhmja ime nuk është kafeneja apo qendrat e internetit, përkundrazi më duken harxhim i kohës së lirë, atë kohë që mund ta kalojë duke mësuar diçka. Në një vit antarësi në LRI unë kam kuptuar që të jesh i famshëm dhe i pushtetshëm nuk të bën ndryshe nga të tjerët. Kam takuar shumë figura publike dhe politikanë të shquar që më kanë ndihmuar dhe vlerësuar punën time. Njerëz që të paktën më kanë dhënë mbështetjen morale. Në një vit antarësi në LRI unë gjithashtu kam kuptuar që në Shqipëri ekziston vetëm dëshira për një Shqipëri më të mirë dhe se askush nuk bën asgjë për të. Të gjithë thonë që ky vend nuk bëhet sepse njerëzit që e drejtojnë nuk janë të duhurit. Por në fakt, nëse ky vend nuk do të bëhet, nuk do të bëhet vetëm prej atyre që mendojnë kështu sepse të fajsosh dikë nuk është zgjidhje. Nëse ne vërtet duam që Shqipëria të jetë ajo që ne duam duhet të bëjmë diçka. Duhet që ne të rinjtë të ngrihemi dhe të kërkojmë më shumë të drejta dhe përfshirje në politikë sepse ne jemi e ardhmja e këtij vendi dhe unë jam i bindur se ne të rinjtë kemi potencial ta ndryshojmë këtë vend. Unë kam mësuar se të jesh në një forum politik ku të rinjtë promovohen dhe u jepet një hapsirë e madhe në çdo fushë do të thotë një mundësi reale për ne të rinjtë ta ndryshojmë këtë vend. Këtë mbështetje te të rinjtë unë e kam parë tek Lëvizja Rinore për Integrim që mbështet të gjithë të rinjtë sepse beson tek ata. Kjo mbështetje vjen që nga Lëvizja Socialiste për Integrim me në krye kryetarin z. Ilir Meta që është quajtur miku më i mirë i të rinjve sepse mbështetja e tij nuk bazohet në fjalë bosh, por në vepra konkrete. Prandaj edhe zgjedhja ime ishte LRI-ja sepse për mua si një 17 vjeçar i këtij vendi mu duk mundësia më e mirë për ta bërë Shqipërinë më të mirë.

Burimi:( integrimi.al / E.S )

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al