Pasi një prej deputetëve bullgarë rezultoi pozitiv ndaj testeve për COVID-19, të gjithë deputetët e tjerë do t’i nënshtrohen testimeve si masë parandaluese.

Ditën e djeshme kryetarja e Parlamentit, Tsveta Karayancheva u shpreh se Hasan Ademov, deputet i partisë së djathtë MRF rezultoi pozitiv ndaj është e nevojshme që të kryhen teste të tjera.

Aktualisht Ademov ndodhet në spital ku dhe po kurohet. Gjenerali Ventsislav Mutafchiiski, shef i Selisë Qendrore të Operacioneve Kombëtare thotë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ditën e djeshme qeveria bullgare këshilloi të gjithë qytetarët që të mbajnë maska në vendet publike.

Ndërkohë që nesër, parlamenti me 240 deputetë do të zhvillojë një një mbledhje për buxhetin e shtetit.Image