Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës i përjashtuar nga grupi i socialistëve, Gjetan Gjetani i ka bërë thirrje kolegëve të tij socialistë të mos e ndjekin kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij është armiku i zgjedhjeve të lira e të ndershme.

“I bej thirrje kolegeve te mij socialiste qe te mos ndjekin Edi Ramen ne rrugen e tij per shkaterrimin e percarjen e Shqiperise.

Dihet qe Edi Rama eshte armiku i zgjedhjeve te lira e te ndershme prandaj nuk lejoi zgjedhje edhe ne PS”,- shkruan Gjetani.

Për deputetin e PS-së zhdekretimi i zgjedhjeve nga presidenti Ilir Meta është veprim për bashkimin e shqiptarëve dhe jo ndarjen e tyre.

“Dekreti i presidentit eshte nje veprim per bashkimin e shqiptareve dhe jo ndarjen e tyre,per zgjedhje te lira dhe jo per zgjedhje te kapura nga krimi,per integrimin dhe jo per izolimin e shqiptareve”.

Gjetani i fton socialitët të bashkohen për vlerat e vërteta dhe t’a lënë Ramën në çmendurinë e tij.

“Prandaj te bashkohemi te vlerat e verteta dhe ta leme vetem Edi Ramen ne cmendurine e tij per para e per pushtet dhe ne greminen ku ai do te fuse vendin dhe socialistet e ndershem.

Sot eshte koha qe te zgjedhim te miren per vendin dhe familjet tona dhe te largohemi nga e keqja,qe perfaqeson Edi Rama i cili mendon vetem per xhepin dhe pushtetin e vet dhe te krimineleve rreth tij”.