Deputeti Përparim Spahiu: “Mos e vononi statusin për minatorët!”

Në një reagim të menjëhershëm në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Z.Përparim Spahiu ka shprehur indinjatën e tij lidhur me miratimin e draftit të depozituar në Kuvend lidhur me statusin e minatorit.

Në një video të shkurtër të Sindikatës së minatorëve të Pogradecit, Korçës, e Përrenjasit më tej Spahiu komenton si mëposhtë gjendjen e draftit:

“Sindikaliste te minatoreve te Perrenjas, Pogradec e Korce konfirmuan dakortesine me draftin e depozituar ne kuvend nga ana ime. Cdo perpjekje per gjoja propozime te reja eshte thjeshte sabotim i ketij procesi mjaft te vonuar e te premtuar nga i gjithe spektri politik ne vite”.

Burimi: (integrimi.al/G.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al