Deputeti Shezai Rrokaj: “Po troket ora e katarsisit social!”

Të menjëhershme kanë qenë reagimet e fundit nga deputetët Nora Malaj, Shezai Rrokaj, dhe Klajda Gjosha. Të tre deputetët shkruajnë për marrëzinë e kanabisit, dhe për demokracinë në vend që po terrorizohet për të mos ekzistuar më!

Deputeti i sapozgjedhur i qarkut të Vlorës Shezai Rrrokaj ka zgjedhur të postojë një reagim në faqen e tij të “Facebook”-ut e të vërë në sytë e qytetarëve sa të rrezikuar janë ata sot, dhe gjithashtu edhe demokracia në vend.

Mëposhtë po ju atashojmë tre reagimet më të fundit nga deputetët Rrokaj, Malaj, dhe Gjosha:

Postimi i Rrokajt:

“Shqiptarët e kuptuan më në fund se një vend nuk mund të jetë demokratik sa kohë ekziston kanabizimi. Denoncimi nga LSI-ja gjatë mandatit pararendës ishte rruga e vetme për një front kombëtar kundër këtij fenomeni dhe distancimit një herë e përgjithmonë të politikës prej krimit. Mëtimi për ta fshehur këtë realitet, i cili çdo ditë është denconcuar nga vendet partnere, që kapin tonët e drogës matanë kufirit, dëshmon se droga dhe krimi i organizuar i blenë zgjedhjet dhe se kontrollojnë jetën publike e i kanë shtrirë tentakulat në të katërta pushtetet në Shqipëri. Nuk ka demokraci pa zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ka integrim pa u dekriminalizuar politika dhe pa u pastruar nga klanet e bosëve të krimit. Po troket ora e katarsisit social”.

Postimi i Malajt:

“Sot eshte dita kur te gjithe shqiptaret, i madh e i vogel, ne mbrojtje te vendit, per nje te ardhme te sigurte dhe te garantuar per femijet, te behet ze i forte kundra klikes se krimit te organizuar. Lajmet i mbremshem ardhur nga vendin fqinje, Italia, eshte sinjali i fillimit te asaj qe ka kaq kohe qe po e themi me fakte , foto dhe denoncime, qe krimi eshte bere pjese e jetes sone te perditshme. Tani nuk ka me kohe per soditje. Te gjithe te bejne me profesionalizem detyren e tyre . Nuk ka faj kolektiv, pasi faji ka emer. Nuk ka me te bejme sikur nuk njohim dhe nuk shohim gje.Nuk na shkon te them ende , nuk keni pare gje akoma Italia, Greqia, japin alarmin, kapin grupe dhe Shqiperine e vendosin ne vendin ku organizatat kriminale drejtojne trafikun e droges. Po ne duhet te heshtim dhe te themi nuk kemi pare gje akoma? Une e pashe ne fushate,fola, denoncova rastet e Fushe-Krujes, me ze e figure dhe nuk do te rresht se luftuari , pasi Shqiperia eshte e patrioteve, e shqiptareve , jo e te shiturve dhe mercenareve. Tani eshte momenti qe te gjithe te mbrojme identitetin tone , te familjeve tona , te femijeve tane , pasi kjo eshte detyre patriotike e secilit prej nesh. Tashme nuk ka kohe te heshtim, as te bejme di stuci , po te veme gishtin mbi plage dhe te gjithe te inkriminuarit ti veme para ligjit. Kjo eshte detyra jone pa kompromis, per te bere detyren si qytetare qe duan shtetin ligjor dhe qe respekton ligjin. E vertata vonon, por asnjehere nuk harron!”.

Postimi i Gjoshës:

“Ditë jo e thjeshtë kjo e sotmja për qytetarët e një vendi që për 27 vite kanë ëndërruar pafund për një Shqipëri europiane, por mbi të gjitha për një Shqipëri normale! Cfarë situate absurde?! Kjo nuk është më cështje emri apo individi, kjo është cështje kulture politike që kryeministri po rrënjos cdo ditë. E ndoshta nuk duhet të habitemi për sa kohë kjo qeveri erdhi ne pushtet me votat e blera dhe në lidhje të ngushtë me krimin. Ajo c’ka na mbetet në dorë është ndërgjegjësimi qytetar për të ndalur sëbashku këtë fenomen që po na merr frymën. Mënyra e vetme është fronti opozitar jo vetëm i partive politike por i partive bashkë me forcën e madhe të qytetarëve shqiptarë. Sot arroganca ju është kthyer në ankth, sot posti juaj është më i pavlerë se kurrë Z. Kryeministër!”.

 

Burimi:(integrimi.al/G.P)

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al