Deputeti Viktor Tushaj: “Boll më me show! Çfarë duhet të presim më pas?”

Deputeti i qarkut Lezhë Z.Viktor Tushaj nga rradhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka postuar minutat e fundit një status në faqen e tij zyrtare të “Facebook”-ut lidhur me lajmin e mashtrimit me krimin nga arrestimet e bëra ditët e fundit.

Tushaj thekson se askush nuk duhet të besojë më këto gënjeshtra që qeveria po e kthen në një show televiziv. Kryeministri dhe ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri janë dukshëm mjaftueshëm të inkriminuar me krimin, dhe bandat e drogës.

Satusin e plotë e gjeni mëposhtë:

“Çpo te shohin syte e çpo te degjojne veshet o popull! Kryebandit Edi Rama, pjese e trafikut nderkombetar te droges e krimit te organizuar ministri i tij famshem dhe me i sukseseshmi Saimir Tahiri, ministrat e tjere te perfolur dhe akuzuar per korrupsion galopant. Po cfare duhet te presim me? Kush mund te besoje me ne kete qeveri dhe kete kryminister? I lodhur e i stermunduar ne pritjen tende o popull, per me shume qetesi e siguri, per me shume pune dhe te ardhura per familjet tuaja, per femijet tuaj perballesh sot e cdo dite me lajme te kobshme, vrasje, vjedhje, aksidente e perdhunime. Lajme te mbushura me krime e kriminele, me lidhjet e tyre me kryeministrin e ministra, me foto ordinere duke mastikuar gjellen e ndyre te droges e krimit, te bejne qe minimalisht te ndjesh keqardhje per atdheun tend. Edhe sikur Republika e Kines me miliarda banore te kishte kaq shume ngjarje do te tronditej opinioni publik dhe akoma me shume qeveria ndersa kjo e jona e famshmja qeveri, ben show nga qyteti ne qytet!”

Burimi: (integrimi.al/G.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al