Deputetja Caka takim me strukturat në Çorovodë dhe Therepelë

FB_IMG_1485715905207Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, ka zhvilluar sot dy takime në Çorovodë dhe Therepel. Gjatë takimit në Çorovodë është diskutuar për punët e mira dhe investimet e shumta që po bëhen në këtë qytet, për punësimin e qytetarëve, si një çështje prioritare e Lëvizjes Socialiste për Integrim si dhe për mundësitë e rritjes së financimeve dhe sponsorizimit të ekipit të futbollit të Skraparit. Gjithashtu është diskutuar për organizimin e brendshëm të partisë, duke përcaktuar piketat dhe pritshmëritë për zgjedhjet e ardhshme si dhe duke përcaktuar strategjitë konkrete për realizimin e rezultateve të dëshiruara. Një rol të rëndësishëm në këtë proces, i është caktuar të rinjve të Lëvizjes Rinore për Integrim.

“Ne, në Skrapar, jemi krenarë që kemi të rinj të cilët me shkollimin, punën dhe sjelljen e tyre, janë model dhe etalon i përgjegjshmërisë”, është shprehur deputetja Caka.

FB_IMG_1485715933734Në fshatin Therepel, ku të gjithë iu gëzuan rrugës së re dhe me standarte moderne, që e lidh fshatin me fshatrat e tjera përreth dhe me aksin kombëtar është diskutuar mbi rrethimin e shkollës 9-vjeçare “20 Gushti” dhe të kanalit të vaditjes së fshatit, me qëllim sigurinë dhe ruajtjen e jetës së fëmijëve.
Një tjetër çështje ishte ajo e evidentimit të familjeve në nevojë, për të përfituar nga politikat sociale të Bashkisë.
Gjithashtu, në këtë fshat me pothuaj 90 shtëpi, vazhdon procesi i anëtarësimit dhe i pajisjes me karta të reja antarësie, ku patëm kënaqësinë të shpërndanim disa karta të reja.

Burimi:(integrimi.al/E.S)

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al