Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj: “Kryeministri të reagojë ose të japë dorheqjen!”

Reagimi i rradhës nga deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me një prej arrestimeve të bujshme ditën e djeshme, ka ardhur sot në një status në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook” nga deputetja Kejdi Mehmetaj.

Deputetja Kejdi Mehmetaj ka reaguar ashpër për mosshfaqjen e kryeministrit për të dhënë llogari lidhur me arrestimin e një prej kriminelëve shqiptarë në Itali.

Mëposhtë keni statusin e plotë të Memhmetajt:

“Kryeministri që ka koment për çdo gjë, që merr në gjyqe publike punonjësit e thjeshtë vetëm se kanë bark të madh e nuk plotësojnë shijet e tij estetike, pse nuk ka thënë ende një fjalë për trafikantin Moisi Habilaj dhe kushëririn e tij ministrin e brendshëm?

Hetuesit italianë dhe media aty kanë folur e shkruar gjatë për sasinë e jashtëzakonshme të drogës që është prodhuar dhe trafikuar nga Shqipëria dhe mbi të gjitha për lidhjen e trafikantëve me policinë e shtetit dhe ministrin e kryeministrin.

Cituar nga mediat italiane:

Moisi Habilaj bisedon me pronarin e një karburanti në komunën Lentini: “Nëse vjen në Shqipëri do ta kuptosh se policia është e korruptuar madje ka raste që është vetë kreu i policisë që ndihmon për të ngarkuar thasët me drogë” thotë ai.

Në një nga këto takime Moisi Habilaj flet për kushëririn e tij politikan duke u shprehur se “30 mijë euro i duhet t’ia japë Saimirit”.

Kryeministri ra! Të japë dorëheqien përpara se populli ta heqë pa mëshirë nga ajo karrige që e mban ulur vetëm krimi e droga”.

Burimi: (integrimi.al/G.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al