Mauro Icardi, Radja Nainggolan dhe … Marcelo Brozovic.

Inter mendon të bëj një revolucion të vërtetë në këtë merkato vere dhe pas argjentinasit e belgut, kroati ka përfunduar në listën e të padëshiruarve të milanezëve. Lajmi bëhet i ditur nga “Interlive.it”, që zbulon edhe shkakun e këtij vendimi.

Sipas saj, dy gjigantët e Bundesligës gjermane, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund kanë nisur të bëjnë sondazhe. Pozitiviteti i tyre ka detyruar kampionët dhe nënkampionët që të përpilojnë një ofertë zyrtare për Brozovic, i cili vlerësohet me rreth 30-40 milionë euro nga zikaltërit.

Pikërisht kjo është shuma e ofruar nga Bayern e Dortmund për numrin 77-të të Interit, që duhet të mendojë seriozisht për të hequr dorë në mesfushori i qendrës.

26 vjeçari ndodhet prej 4 vitesh në Milano, ku ka regjistruar statistika fantastike. 15 gola në 133 takime dhe një “mal” me asiste flasin qartë për një mesfushor kualitativ, që Inter tashmë duhet të mendohet seriozisht për të hequr dorë prej tij.