Dervishaj: Ardhja e kompanisë low cost WIZZAIR, ndikim të drejtëpërdrejtë në uljen e çmimeve të biletave të avionëve

unnamedMinistri i Transporit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Budapest të Hungarisë. Gjatë takimit me Ministrin e Zhvillimit Kombëtar Miklós Seszták, Ministri Dervishaj nënshkroi një Memorandum Bashkëpunimi, që I hap rrugë fillimit të flututimeve të kompanisë “low cost” WIZZAIR, në muajin Prill 2017.

Ministri Dervishaj fillimisht falenderoi Qeverinë Hungareze për mbështetjen që i jep Shqipërisë në proceset integruese në Bashkimin Europian.

Duke u ndal te Memorandumi, Dervishaj theksoi se ardhja e kompanisë “low cost” për fluturimet Budapest-Tiranë dhe anasjelltas, është zhvillim shumë pozitiv për shqiptarët, që mund ta përdorin më tej Budapestin për të shkuar në destiacione të tjera.

Fillimi i fluturimeve të kësaj kompanie të njohur “low cost”, do të hapë edhe më shumë tregun shqiptar dhe do të ndikojë drejtëpërdrejtë në uljen e çmimeve të biletave, tha Dervishaj.

Ministri Dervishaj tha se rivendosja e një linje ajrore mes 2 shteteve, përveç ndikimit pozitiv që do të ketë në sektorin turizmit, zgjeron mundësinë për shkëmbimet tregtare.

Ministri Sokol Dervishaj u ndal te Aeroporti I Kuksit, duke thënë se Ministria e ka prioritet vënien në përdorim. Do të doja të shikonim hapësirën që kompania ajrore WIZZAIR, të vijë dhe të operojë direkt, qoftë dhe me konçesion këtë aeroport, tha Dervishaj.

Nga ana e tij Ministri I Zhvillimit Kombëtar Miklós Seszták, tha se kjo është një marrëveshje historike që u arrit falë angazhimit personal të Ministrit Dervishaj, pasi ishin 2 vjet që nuk po nënshkruhej nga pala shqiptare.

Z.Seszták tha se ky Memorandum, është historik pasi të dyja palët fitojnë dhe më e rëndësishmja, përfitojnë qytetarët. Ministri Seszták gjithashtu mirëpriti propozimin për një përfshirje të mundshme të kompanisë WIZZAIR në Aeorportin e Kuksit.

Më tej Ministri Dervishaj dhe Ministri Hungarez Seszták  diskutuan  për të bashkëpunuar në fusha të tjera, ku kompanitë hungareze janë të mirëpritura.

Ministri Seszták tha Hungaria është shumë e interesuar të investojë në Shqipëri, si në sektorin ajror që tashmë është konkret si angazhim, por edhe në sektorin detar dhe atë hekurudhor.

Dy zyrtarët e lartë ranë dakort që të vijojnë takimet për të konkretizuar bashkëpunimin në sektorët të ndryshëm të ekonomisë.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al