Dervishaj: BE duhet të japë më shumë mbështetje ekonomike për infrastrukturën në Ballkan

unnamed-4Ministri I Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, ka marrë pjesë në punimet vjetore të Forumit Ekonomik të Vjenës, një plaformë e rëndësishme ku marrin politikanë, donatorët ndërkombëtar dhe drejtues të institucioneve të rëndësishme financiare.

Sesioni I këtij viti, pati fokus të veçantë te transporti dhe ndërlidhjen mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Dervishaj gjatë fjalës së tij, u ndal te projektet infrastrukturore që ka vendi në kuadër edhe të Procesit të Berlinit, duke e konsideruar si një nismë të rëndësishme që dha produkt konkret, si gjetja e financimit për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës.

Por pavarësisht këtij projekti, Dervishaj tha se Bashkimi Europian duheti ti kushtojë më shumë vëmendje financiare projekteve të transportit në Ballkanin Perëndimor, si një mënyrë për rritur ekonominë dhe afruar më shumë këto shtete me Unionit.

Ministri Dervishaj në fjalën e tij, propozoi që Strategjia e Detit, duhet të përfshihet në një Strategji me Transportin. Dervishaj theksoi se transporti detar, ka potencial të jashtëzakonshëm në Shqipëri, falë edhe pozicionit gjeografik strategjik, dhe kërkon më shumë vëmendje në vazhdim.

Transporti dhe industria detare, meritojnë më shumë vëmendje, pasi mund të japin ndikim shumë të madh në zonat bregdetare dhe ekonominë e vendit, tha Dervishaj.

Ministri gjithashtu falenderoi donatorët për ndihmën e dhënë në gjithë këto vite për projektet në transport dhe infrastrukturë. Nga ana e tyre përfaqësues të institucioneve donatore, u shprehën të gatshëm të vijojnë mbështetjet për projektet  infrastrukturore të Shqipërisë.

Dervishaj u ndal edhe te modeli “one stop shop”, që po aplikohet me sukses mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si një model që duhet të përdoret në gjithë rajonin e Ballkanit, për të eliminuar kostot e kalimit kufitar që vazhdojnë të jetë të larta.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al