Dervishaj: Landfilli i ri zgjidhje përfundimtare problemit të mbetjeve në Vlorë dhe Selenicë

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka zhvilluar një takim me Kirk Mildner, Drejtori për Transportin dhe Infrastrukturën e Bashkive për Europën Juglindore dhe Turqinë në bankën gjermane për zhvillim “KFW”.

Gjatë takimi u fol për marrëveshjet mes Qeverisë Shqiptare dhe bankës gjermane KFW, për impiantin e ri për përpunimin e mbetjeve, që do të ndërtohet në Vlorë në vitin 2017.

Ministri Dervishaj falenderoi “KFW” për angazhimin konkret që po jep prej vitesh në vendin tonë, duke financuar ndërtimin e shumë veprave.

Ministri Dervishaj tha se ky impiant, do ti japë zgjidhje përfundimtare problemit të mbetjeve në bashkinë e Vlorës dhe atë të Selenicës, duke i dhënë zonës një ndihmesë të madhe veçanërisht gjatë sezonit turistik.

Dervishaj, tha se ky impiant do të ketë teknologji moderne, pasi parashikon ndarjen e mbetjeve të riciklueshme, redukton çlirimin e gazrave, dhe ka një kapacitet të lartë për përpunimin e mbetjeve të riciklueshme dhe të kompostuara, deri në 350 mijë tonë.

Drejtori I KFW Kirk Mildner tha se 3 marrëveshjet, parashikojnë ndërtimin e një impianti të ri, si dhe mbylljen e landfillit ekzistues në Vlorë.

Marrëveshjet parashikojnë një pjesë të financimit me grant, dhe një pjesë më kredi të butë.

Zoti Mildner theksoi se “KFW” do të vijojë me mbështetjen e sektorit të Ujësjellës Kanalizimeve, në kuadër edhe të reformës së Ujit, të ndërmarrë nga Ministria e Transportit.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al