Dervishaj:Të rinjtë janë potenciali më i madh për shoqërinë dhe vendin tonë

unnamedMinistri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të 400 studentëve të Universitetit “Reald” në Vlorë.

Ministri Dervishaj pasi dha disa diploma studentëve me rezultate të larta, tha se të rinjtë janë potenciali më I madh për shoqërinë dhe vendin tonë.

Ministri më tej theksoi se investimi te dija dhe shkollimi, është investimi më I sigurt për të ardhmen europiane të vendit.

Dervishaj gjithashtu I bëri thirrje këtij brezi të sapo diplomuarish që të japin kontributin e tyre për qytetin e Vlorës dhe vendin. Duke theksuar se të rinjtë meritojnë më shumë vëmendje si nga qeveria vendore dhe ajo qëndrore.

Gjatë ceremonisë ishin të pranishëm dhe deputet të Vlorës dhe kleri fetar.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al