Dikujt duket se i ka shkuar ndër mend të bëjë para pa shitur asgjë. Një kompani e quatur Kiwiana po i shet amerikanëve ajër nga Zelanda e Re.

Ajri vjen i paketuar në një shishe spërkatëse dhe kushton 63 dollarë. Më pak se një vizitë turistike në Zelandë sigurisht! Punonjësit e kompanisë që po bën biznes me këtë ajër mendojnë se produkti i tyre është pa dyshim një blerje e zgjuar.

Sipas tyre ajri i Zelandës së Re njihet për freskinë dhe pastërtinë e tij, kështu që mjaftojnë rnga 130 deri në 140 doza frymëmarrjeje të thellë, pra aq sa përmban një shishe për t’u ndjerë më mirë.