Një alpinist ka mbetur i plagosur sot në Malin e Tomorrit, pasi ka rrëshqitur gjatë ngjitjes dhe për pasojë ka thyerë këmbën. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në afërsi të Çesmës së Tarikos. Gazetarja Eneida Petova raporton për ‘BalkanWeb’ se alpinisti ka qenë pjesë e një grupi prej 4 alpinistësh që kishin shkuar për të eksploruar Malin e Tomorrit, por gjatë ecjes në mal, njëri prej tyre ka rrëshqitur në një zonë të thepisur.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri Ai është ndihmuar për t’u nxjerrë nga vendi ku renë nga bashkudhëtarët e tij në këtë aventurë. Burime nga Komisariati i Policisë Skrapar bëjnë me dije se alpinistët ishin nisur në mëngjes nga Qafa e Dardhë në Librazhd drejt Malit të Tomorrit. Të njëjtat burime konfirmojnë se 4 alpinistët kishin kaluar Çesmën e Tarikos dhe po i drejtoheshin pikës më të lartë të Malit të Tomorrit, në momentin kur njëri prej tyre rrëshqiti. Po kështu, konfirmohet se, alpinistët janë të gjithë shqiptarë por identiteti i tyre nuk dihet ende, ashtu sikurse nuk dihet edhe qyteti prej nga ata janë. Kanë qënë vetë alpinistët ata që nëpërmjet telefonit kanë kërkuar ndihmën e emergjencave civile. Mësohet se nga Tirana është nisur drejt zonës ku ndodhen alpinistët një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë për të transportuar drejt Spitalit të Tiranës alpinistin e dëmtuar për shkak se në zonën ku ata ndodhen nuk ka rrugë makine dhe zona është e mbuluar nga dëbora.