Policia ka zbuliar detaje të reja nga shpërthimi i tritolit që ndodhi mbrëmjen e djeshme te Hotel Victoria pranë QSUT-së, në pronësi të familjes së Ervin Matës.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale në ngjarjen e ndodhur rreth orës 22:40.

Mësohet se autorët kanë shkuar me makinë në cepin anësor të hotelit, nga hyrja e rrugës kryesore, ndërsa kanë hedhur nga dritarja tritolin, i cili ka shpërthyer pas 4 minutash.

Deri më tani policia nuk ka asnjë autor të dyshuar, por bëhet me dije se është identifikuar targa e mjetit dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Ervin Mata nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi është i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i varër Fabiol Gaxha dhe të plagosur Elion Hato dhe Ervis Martinaj.