Zbardhen detajet e para nga vdekja e sotme e vajzës 13-vjeçare në Tiranë.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se minorenia është vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të pazbardhura. Mësohet gjithashtu se plagën e ka pasur në bark.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një minorene ka ndërruar jetë, sapo ka mbërritur në spital, nga babai i saj.

Ende mbetet enigmë shkaku, ndërsa Policia vendore, bën të ditur se, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Informacion paraprak

Më datë 11. 10. 2018, rreth orës 18:30, shtetasia e mitur K. B., rreth 13 vjeçe është shoqëruar nga i ati shtetasi Xh. B., për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.