Kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shkruan se policia është bërë mjeti i realizimit të hakmarrjes së kryeministrit ndaj një 18 vjeçari që proteston për të drejtat e tij.

Sipas Kërpaçit, dora e tij e fashuar është provë e dhunës së policisë nën urdhrat e qeverisë së krimit.

Statusi i plotë:

Vendi i Danjelit 18 vjecar është në shkollë.

Qeveria e fut në burg sepse ai protestoi për të mbrojtur shtepine e tij.

Dora e tij e fashuar është provë e dhunës së policisë nën urdhrat e qeverisë së krimit.

Policia është bërë mjeti i realizimit të hakmarrjes së kryeministrit ndaj një 18 vjeçari që proteston për të drejtat e tij.

Ata si skllevër të pafuqishëm janë bindur urdhrit e kanë vendosur të gjitha fuqitë e tyre jo për të luftuar kriminelët por për të dhunuar qytetarët.

Dita e gjykimit të madh po vjen!