Dhuro Diçka nga Vetja

11111111Lëvizja Socialiste për Integrim e njësisë administrative numër 8 kanë organizuar sot një aktivitet në ndihmë të komuniteteve në nevojë. Të pranishëm ishin nënkryetarja e bashkisë Tiranë, brunilda Paskali, drejtori i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli, administratori i njësisë 8, Erjon Xhafa dhe nënkryetari i LRI, Klevi Pojana.

“Nuk është e thënë të bëjmë të gjithë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Përgëzime stafit të Njësieë 8 dhe administratorit të palodhur Erjon Xhafa, për këtë aktivitet argëtues dhe humanitar dhe kënaqësi të isha pjesë. Fëmijët e shkollave 9-vjeçare të Njësisë 8 dhe familjet më në nevojë të kësaj njësie, përmes 300 pakove me ushqime e dhurata, do të kalojnë çaste të gëzueshme në këtë fundviti. Mirënjohje të gjithë atyre që me zemër të madhe e mundësuan”, u shpreh drejtori i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli.

“Arritje kur Nismat kanë rezultat! 300 familje ne nevojë të gëzuara ! 150 nxënës të Shkollave 9-vjeçare të Njësisë Administrative 8 të mbushur me dhurata dhe e gjitha kjo falë atyre që dhurojnë humanizëm dhe solidaritet për komunitetin”, theksoi administratori i njësisë 8, Erjon Xhafa.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al