Një dramë e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Firenzuola pasditen e së mërkurës, në orën 17:00 në një ndërtesë dykatëshe, ku një zjarr ka shpërthyer duke shkrumbuar të gjithë shtëpinë.

Sipas mediave italiane, plagë të rënda kanë marrë një nënë e re me dy fëmijët brenda, djalin 5 vjeç dhe vajzën 11 vjeçe.

Djegjet janë në më shumë se 50% të trupit të tyre dhe gjendja paraqitet e rëndë. Fëmijët janë shtruar në mayer, ndërsa nëna e tyre në një qëndër të specializuar në Torino.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për shkaqet e këtij zjarri.