Një automjet është djegur ditën e sotme në Lezhë. Ngjarja ndodhi në Shëngjin rreth orës 13:05.

Burimet bënë me dije se bëhet fjalë për mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit me inicialet E.D.,41 vjeç, banues në Lezhë.

Të njëjtat burime theksuan se pas hetimeve, u shoqërua në polici një 19-vjeçar. Shtetasi me inicialet M.P., banues në Shengjin, dyshohet të jetë autori i zjarrëvënies së automjetit.

Lezhe Digjet Makina 1

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.