Dimitris Avramopoulos uron Ilir Metën: “I bindur se përvoja, urtësia, përkushtimi juaj ndaj vlerave evropiane dhe udhëheqja juaj çon Shqipërinë drejt një të ardhmeje shumë më të mirë”

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, z. Dimitris Avramopoulos i ka dërguar mesazh urimi z. Ilir Meta pas zgjedhjes së tij President i Republikës së Shqipërisë.

Në letrën e tij z. Avramopoulos shpreh bindjen se përvoja dhe përkushtimi i z. Meta ndaj vlerave evropiane do të udhëheqë Shqipërsië drejt të ardhmes më të mirë.

“I dashur Ilir, urime për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë! Jam mëse i bindur se përvoja juaj, urtësia juaj, përkushtimi juaj ndaj vlerave evropiane dhe udhëheqja juaj do ta çojë Shqipërinë drejt një të ardhmeje shumë më të mirë”, – thotë z. Avramopoulos, teksa thekson se rajoni ka nevojë për udhëheqës të cilët duhet të ndërtojnë marrëdhënie miqësie e bashlëpunimi me të gjitha vendet e Ballkanit.

“Gjatë kësaj kohe, kur populizmi dhe nacionalizmi janë në rritje, rajoni ynë ka nevojë për udhëheqës të cilët do të ndërtojnë marrëdhënie të forta miqësie, bashkëpunimi dhe paqeje me të gjithë popujt në rajon. Nuk mund të lejojmë që Ballkani të ‘ballkanizohet’ dhe duhet të shmangim çdo kthim në të kaluarën e tij të errët. E ardhmja e Shqipërisë nuk mund të jetë përveçse ajo evropiane. Dhe ju mund ta siguroni këtë. Ju dhe vendi juaj do të keni gjithmonë mbështetjen dhe miqësinë time. Urimet më të mira! Përzemërsisht Dimitris Avramopoulos, Komisioneri i BE për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë”, – shkruhet në mesazhin drejtuar z. Ilir Meta.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al