Zllatan Ibrahimoviç është kthyer në Suedi, jo një arrati, por një mundësi për të udhëtuar atje duke qenë se Milani kishte vendosur t’i mbyllte dyert e Milanelos përpara kaosit. Por tani ylli suedez kërkon të përfitojë nga pushimet për të kuptuar se çfarë do të bëjë me karrierën e tij. Nuk ka nevojë për para, as për famë ka nevojë për një projekt konkret dhe momentalisht çdo gjë është e bllokuar.

Ibra erdhi në Milano falë këmbëmguljes së Maldinit, Bobanit dhe Piolit, por tani te kuqezinjtë nuk dihet më asgjë rreth projekteve të së ardhmhes dhe jo vetëm për faj të virusit që ka vënë botë në panik. Ndaj gjiganti i sulmit po mendohet dhe një e ardhme si menaxher bashkë me Mino Raiolën duket si opsioni më i mirë.