Dita Botërore e Sindromës Down/ Floida Kërpaçi: Kjo betejë nuk luftohet me indiferentizëm, dhe pa mbështjetje!

Në kuadër të 21 Marsit, Ditës Botërore të Sindromës Down deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se duhen marrë një sërë masash për këta fëmijë. “Kjo është një betejë për të gjithë shoqërinë!”-shkruan Kërpaçi.

Më poshtë statusi i plotë:

Live/Dëgjesë në Komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë në kuadër të 21 Marsit, Ditës Botërore të Sindromës Down!

“E braktisur nga shteti por edhe e qartë që në një vend si i yni që ka 1001 halle, mendja më çoroditet kur shoh investime estetike(fasada) të një qeverie para se të investojë për të siguruar disa nevoja bazike dhe jetësore për qytetarin e tij, apo më saktë për taksapaguesin e tij”,- kështu shprehet një nënë e cila ka një jetë që i përkushtohet fëmijës së saj.

Duhet vëmendje:

1)Personave me Sindromën Down t’iu mundësohet përfitimi i pagesës së kujdestarisë.

2)Shteti të mbulojë me shërbimet e nevojshme çdo individi me SD dhe pa ndërprerje.

3) Të parashikohen shërbime të aftësimit profesional dhe drejtimi të karrierës për PAK.

4)Të bëhet i zbatueshem totalisht ligji për arsimin gjithëpërfshirës.

5) Të ketë shërbime për moshat mbi 15 vjeç, të cilët pas kësaj moshe izolohen në shtëpi detyrimisht të shoqëruar nga një familjar.

Kjo betejë nuk luftohet me indiferentizëm, dhe pa mbështjetje!

Kjo është një betejë për të gjithe shoqërinë!

#ShqiptarëtPaDrejtim #QeveriaETepsisëTeIki!

#DownSyndromeAlbania

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al