Sëmundjet e shëndetit mendor renditen si shkaktarët kryesorë të vetëvrasjeve. Sipas OBSH një person vetëvritet çdo 40 sekonda në botë, duke e çuar në 800 mijë numrin e vdekjeve në vit nga këto tentativa.

Një person vret veten çdo 40 sekonda. Në gjithë botën alarmi për vetëvrasjet bëhet edhe me i ndjeshëm në ditën botërore kundër tyre. Edhe në Shqipëri ky fenomen është i pranishëm, ndërsa sipas specialistëve ndër shkaktarët kryesorë mbeten sëmundjet e shëndetit mendor.

Arjana Rreli: Gjithmonë pas një vetëvrasje ka një problematikë të shëndetit mendor. Individit edhe nëse më përpara nuk janë i janë evidentuar probleme nga familjarët apo nga rrethi i tij i afërt shoqëror, patjetër që do të jetë brenda vetës së tij probleme të forta.”

Mjekët psikiatër janë një zgjidhje për të dalë nga depresioni. Në një qendër specialitetesh mesatarisht çdo ditë ka 50 vizita, 20 prej të cilave diagnostikohen me sëmundjen e ankthit.

Arjana Rreli: Ankthi mund të jetë starti i një problemi me shëndetin mendor. Por nëse ne marrim të gjitha masat për ta trajtuar këtë çrregullim të vogël dhe në kohë, duhet që të shmangim problematik që bëhen më të egra.”

Deri tani sipas OBSH vetëm 38 vende kanë strategji për parandalimin e vetëvrasjeve. 79% e vetëvrasjeve në botë ndodhën në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.