Dita e katërt në Kampingun e LRI-së në Jalë, Pflüger: Reforma në drejtësi, arritje e madhe për Shqipërinë

LriNë ditën e katërt të Kampingut të LRI-së në Jalë, të ftuar për të bashkëbiseduar me pjesëmarrësit kanë qenë politikani gjerman, Prof. Dr. Friedbert Pflüger dhe deputeti i PS-së, Namik Dokle.

Prof.Dr.Friedbert_Pflüger është aktualisht Drejtor i Qendrës Ndërkombëtare për Sigurinë Energjetike (në “Kings College” të Londrës) dhe një personalitet i njohur në politikën gjermane me një karrierë të pasur. Pflüger është anëtar i partisë gjermane CDU dhe në të kaluarën ka mbajtur postin e Kryetarit të Komitetit të Çështjeve Europiane në Bundestag si dhe Sekretar i Shtetit.

Duke iu drejtuar të rinjve të LRI-së, Prof. Dr. Friedbert Pflüger, vlerësoi aktivitetin e zhvilluar në Jalë, duke e cilësuar si diçka unike në të gjithë Evropën. Gjithashtu, si falënderoi liderin e LSI-së, Ilir Meta dhe drejtuesit e LRI-së për punën që bëjnë me të rinjtë, të cilët i japin shpresë dhe optimizëm vendit.

Duke u ndalur të reforma në drejtësi, Prof. Dr. Friedbert Pflüger, e cilësoi miratimin e saj si një arritje të madhe për Shqipërinë dhe barrierat europiane. Ai u kujtoi të rinjve shprehjen e famshme të John F. Kennedy, që duhet të shërbejë si nxitje në mënyrë që ata të përfshihen në vendimmarrje dhe të bëjnë më shumë për vendin e tyre.

Bashkëbisedim  me të rinjtë e LRI-së në Kampingun e Jalës (4)“Lexova gazetat në Tiranë se Kongresmeni, Michael McCaul, Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kongresin Amerikan, i dërgoi përgëzimet e tij, Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta për kalimin me sukses të reformës në drejtësi. Dhe kjo vjen nga SHBA, që unë mendoj të gjithë ne duhet ta marrim shumë seriozisht, është një arritje për Shqipërinë dhe barrierat europiane”., theksoi Prof. Dr. Friedbert Pflüger.

Prof. Dr. Friedbert Pflüger u bëri thirrje të rinjve që të mos bien pre e radikalizmit politik apo fetar dhe se duhet shumë pasion dhe besim në vetvete për të ndryshuar gjërat. “Gjëja e dytë që unë gjithashtu shikoj është se ka shumë urrejtje. Jemi të rrezikuar nga radikalizmi, radikalizmi i djathtë, radikalizmi i majtë, radikalizmi fetar. Ju lutem mos tentoni të shkoni drejt radikalizmit, çdo gjë është e gabuar dhe çdokush që ju mëson dhe ju thotë se kemi përgjigje të thjeshta, përgjigje të shpejta, bota është bardhezi, ai ose ajo është gabim. Bota është e vështirë, politika është e vështirë dhe ju duhet të keni shumë pasion për t’i ndryshuar gjërat dhe ju duhet të filloni të besoni se mund ta bëni këtë gjë”, shtoi z. Pflüger.

Në fund të fjalës së tij, Prof. Dr. Friedbert Pflüger vlerësoi edhe një herë liderin e LSI-së dhe nënvizoi se e ardhmja do të jetë më e mirë nëse qëndrojmë të bashkuar në Evropë.

Bashkëbisedim  me të rinjtë e LRI-së në Kampingun e Jalës (2)Ndërsa, deputeti i PS-së, Namik Dokle, gjatë bashkëbisedimit të tij në kampingun e LRI-së në Jalë, e vlerësoi si të shkëlqyer organizimin dhe vullnetin e të rinjve pjesëmarrës. “Ne duhet të jemi modest për të shkuar në Europë si qytetarë të saj dhe për të vepruar si europianë. Natyrisht këto janë lëvizje të mëdha të cilat ju që jeni brezi më i ri, mund ta çoni më përpara këtë zhvillim të Shqipërisë. Shumë shpejt besoj se Shqipëria do të marrë ftesën për të hapur negociatat që na çojnë drejt BE-së”, tha Dokle.

Duke analizuar zhvillimet politike në këto 25 vjet, deputeti Dokle theksoi se reformat e mëdha dhe të qëndrueshme në demokraci kërkojnë përpjekje që synojnë gjithnjë konsensusin. “Një nga elementët bazë përsa i përket reformave, për të bërë reforma të mëdha dhe të qëndrueshme, është më e mira që të gjendet zgjidhja, konsensusi me opozitën. Nga kjo pikëpamje unë mendoj se konsensusi duhet synuar. Parulla demokratike është që të arrish konsensusin e plotë me opozitës është e pamundur, por drejt saj duhet synuar gjithmonë”, tha Dokle

Brurimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al