Dita e tretë në Kampingun e LRI-së në Jalë, Hantke: Të rinjtë të marrin më shumë përgjegjësi

frank hantkeNë ditën e ditën e tretë të Kampingut të LRI-së në Jalë, pjesëmarrësit kanë vijuar bashkëbisedimet me personalitetet e ftuara në këtë aktivitet. Drejtori i Fondacionit “Friedrich-Ebert-Stiftung” në Shqipëri,Frank Hantke diskutoi me të rinjtë e LRI-së për vlerat e social-demokracisë dhe për kontributin që ata duhet të japin për vendin e tyre, duke marrë më shumë përgjegjësi dhe duke pasur më shumë vetëbesim.

Z. Hantke iu drejtuar pjesëmarrësve në këtë bashkëbisedim duke thënë se jo çdo gjë që vjen nga jashtë është më e mirë se sa diçka që mund të gjejnë në Shqipëri dhe se të rinjtë duhet të bëjnë më të mirën për komunitetin, ashtu siç bëjnë edhe për familjet e tyre.

frank hantke2Ndër të tjera, ai theksoi se nuk mund të flitet për socialdemokracinë pa folur së pari për demokracinë, që sipas tij, nuk është vetëm një libër i mbushur me rregulla, por është me tepër se kaq. Drejtori i Fondacionit “Friedrich-Ebert-Stiftung” në Shqipëri nënvizoi se gjërat e mëdha mund të arrihen vetëm duke punuar në grup.

Ndërsa, deputeti i Partisë Social-Demokrate të Suedisë, Adnan Dibrani, gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë tha se “ata mund të arrijnë shumë gjëra në Shqipëri dhe se i kanë të gjitha mundësitë të realizojnë një të ardhme të shkëlqyer për veten dhe vendin”.

adnan dibrani“Ndihem shumë mirë kur takoj të rinj të cilët duan të zhvillojnë vendin e tyre, duan të ecin përpara, kjo është e ardhmja e Shqipërisë. Jam këtu për të inkurajuar të rinjtë e LRI-së, për t’ju dhënë ide dhe nxitur për të vazhduar këtë rrugë që kanë nisur dhe për të ecur përpara. Kur Adnand Dibrani shkoi në Suedi si refugjat dhe në moshën 25-vjeçare u zgjodh deputet, ju të rinjtë mund të arrini shumë gjëra në Shqipëri dhe i keni të gjitha mundësitë të realizoni një të ardhme të shkëlqyer për veten dhe vendin tuaj. Mësoni prej njëri-tjetrit, gëzoni që jeni këtu, merrni këtë energji pozitive prej këtu dhe kur të ktheheni në qytetet tuaja punoni dhe kontribuoni për zhvillimin e tyre”, tha deputeti i Partisë Social-Demokrate të Suedisë, Adnan Dibrani gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë e LRI-së në Kampingun e Jalës.

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al