Dita Ndërkombëtare e Familjes / Zv. Ministrja Malaj dedikim familjes

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, Zv/ministrja Malaj ka zgjedhur t’u dedikojë familjes dhe familjarëve të saj disa fjalë të ndjera me anë të një statusi në facebook. Për zv/ministren Malaj shtëpia është ajo për të cilën kemi nevojë, njësoj si foleja që zogjtë e ndërtojnë me kujdes e mirësi.

Statusi i plotë:

“Sot është dita ndërkombëtare e familjes. Shtëpia e ëmbla shtëpi është ajo për të cilën të gjithë kemi nevojë. Është ajo foleja ku zogjtë e ndërtojnë me shumë kujdes e mirësi. Është ai vendi magjik ku ti ndjehesh vetvetja dhe ku mbështetesh pa kushte. Është identiteti yt, personaliteti që krijon e rritet për të përballur sfidat e mëdha të jetës. Ndaj në emër të familjes duhet ta duam e ta mbrojmë atë, në emër të familjes duhet të punojmë fort që ta ruajmë të pa prekur, të shenjtë e të shtrenjtë atë. Në memorjen time kur isha e vogël, por edhe tani që jam në moshë madhore, në memorje më është fiksuar shprehja e xhaxhait tim të shtrenjtë që kur donte të bënte be apo të tregonte që ajo që ai thoshte ishte e vërtetë, gjithnjë drejtohej e thoshte me fjalët:
“Për nder të famijes”, po se familja është shumë e shtrenjtë e duhet respektuar e nderuar. Gjithnjë, në emër të familjes e të njerëzimit le të punojmë të gjithë”.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al