Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta teksa i ka uruar edhe në gjuhën e tyre, përmes një postimi në facebook ka bërë apel që arsimimi i fëmijëve romë është një element thelbësor për të bërë të mundur përfshirjen e tyre sociale dhe përparimin në jetë.

Lidhur me pandeminë e Covid-19, kreu i shtetit ka përçuar mesazhin qeverisë që të tregojë kujdes të posaçëm për këtë komunitet, pasi kushtet e tyre të vështira i vështirëson jetesën në këtë periudhë të virusit vdekjeprurës.

“Arsimimi i fëmijëve Rom është një element thelbësor për të bërë të mundur përfshirjen e tyre sociale dhe përparimin në jetë. Veçanërisht në këto momente të vështira për shkak të pandemisë COVID-19, një vëmendje e posaçme duhet treguar edhe ndaj këtij komuniteti, për shkak edhe të kushteve tepër të vështira, në të cilat ndodhen shumë përfaqësues të saj”.

Postimi i plotë

BAHTALO TUMARO DIVE 8 APRIL!

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Romëve, këtij komuniteti të dashur, që sot kremton për traditat e pasura kulturore, trashëgiminë e larmishme, historinë e veçantë dhe gjuhën aq melodioze.

Shoqëria jonë ndonëse ndihet krenare për promovimin e tolerancës, gjithëpërfshirjes, diversitetit dhe respektit ndaj komuniteteve dhe minoriteteve, ende përballet me sfidën dhe nevojën e domosdoshme për mirëintegrimin dhe përshirjen sociale të romëve, të cilët për fat të keq në shumë raste ende diskriminohen, u mungojnë kushtet miniminale të jetesës, punësimi, kujdesi arsimor e shëndetësor.

Arsimimi i fëmijëve Rom është një element thelbësor për të bërë të mundur përfshirjen e tyre sociale dhe përparimin në jetë. Veçanërisht në këto momente të vështira për shkak të pandemisë COVID-19, një vëmendje e posaçme duhet treguar edhe ndaj këtij komuniteti, për shkak edhe të kushteve tepër të vështira, në të cilat ndodhen shumë përfaqësues të saj.