Klubi i Bundesligës, Hertha BSC është gati të nënshkruajë me Granit Xhakën.

Mesfushori shqiptar kohët e fundit po kërkon largimin nga Arsenali për shkak të incidentit me tifozët “topçinj” të cilët e vërshëllyen gjatë momentit të zëvendësimit.

Trajneri i Hertha, Jurgen Klinsmann preferon të nënshkruaj me Xhakën për të cilin është gati të ofrojë një shumë 20-30 milionë euro.

Kujtojmë që Granit Xhaka është pjesë e Arsenalit që prej verës së vitit 2016, por tashmë po mendon të transferohet në Berlin.

Në Londër, Xhaka ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023.