Ekspertët thonë se të gjitha llojet e sporteve janë të mira për shëndetin fizik.

Por ka disa sporte që kanë ndikim më pozitiv se sportet e tjera dhe këtu behët fjalë për sportin e tenisit. Këtë e zbulon një studim i publikuar në revistën mjekësore Mayo Clinic Proceedings, ku janë shqyrtuar rreth 8500 danezë të cilët janë marrë me sporte të ndryshme, veçanërisht sportin kolektiv.

Dhe fituesi absolut është tenisi, i cili mund të zgjasë jetën mesatarisht 9,7 vjet.

Futbolli gjithashtu është treguar si armë magjike për jetë të gjatë – zgjat jetën 5 vjet.
Noti zgjat jetën për 3,5 vite, ndërkaq gjimnastika për 3,1 vite.

Shkencëtarët kanë pyetur përse djersitja në çift apo në ekip është më efikase. Siç edhe ka rezultuar, këtu ka të bëjë faktori shoqëror.

“Puna e shpejtuar e zemrës është e rëndësishme për shëndetin”, ka thënë njëri ndër bashkautorët e studimit, James O’Klif, ndërsa shton se është e rëndësishme edhe kontakti me njerëzit e tjerë.

Në sportet ekipore, njerëzit jo vetëm që lëvizin, por edhe shoqërohen dhe shfaqin ndjenjat.

Rezultati është që pas përfundimit të sportit, ata ndihen më të plotësuar dhe më të relaksuar sesa pas treningut individual.