Në vend se të na trashë, po del se djathi na mbron nga shtimi në peshë.

Hulumtuesit kanë dashur të mësojnë, se pse francezët hanë aq shumë djathë dhe ende kanë trup të formësuar.

Në mënyrë që të mësohet pse djathi nuk ndikon në shtimin në peshë, është krijuar në hulumtim me tre grupe njerëzish.

Në grupin e parë kanë hyrë ata që përdorin shumë qumësht, në grupin e dytë ata që hanë shumë djathë dhe në grupin e tretë, ata që kanë dietë të kontrolluar.

Duke i analizuar urinën dhe mostrat krahasuese, ka dalë se njerëzit që hanë shumë djathë, kanë diçka të pazakontë në zorrët e tyre.

Te këta njerëz është gjetur se kanë shumë butirate, që janë acide të cilat i luftojnë yndyrat.

Në testet e bëra në kafshë, është gjetur se këto acide e ndihmojnë metabolizmin dhe e luftojnë obezitetin.

Për të përmbledhur të gjitha, njerëzit që hanë djathë, kanë më shumë butirate në trup, të cilat ndalojnë shtimin në peshë.