Djindjic uron Metën/ “Përpjekjet tuaja, kanë pasur dhe kanë gjithmonë për qëllim forcimin dhe mbështetjen e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve tona”

Drejtorja e Fondacionit “Zoran Djindjic”, znj. Ruzica Pavlovic Djindjic, ka uruar Kryetarin e Kuvendit, z. Ilir Meta me rastin e zgjedhjes President i Republikës së Shqipërisë. Përmes një telegrami, znj. Ruzica Pavlovic Djindjic përgëzon z. Meta dhe i uron suksese në këtë detyrë të lartë.

Më poshtë teksti i plotë i letrës:

I dashur z. President

Në emër të Fondacionit “Zoran Djindjic” dhe në emrin tim personal, dëshiroj t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë. Ju uroj sa më shumë sukses në kryerjen e detyrës së lartë që ju është dhënë. Unë jam e bindur se përpjekjet tuaja, që kanë pasur dhe kanë gjithmonë për qëllim forcimin dhe mbështetjen e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve tona, do të rezultojnë në përmirësimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit, që do të njihet gjerësisht midis popujve tanë.

Me respekt, Ruzica Pavlovic Djindjic

Drejtore e Fondacionit “Zoran Djindjic”

 

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al