Një laborator hidroponik për rritjen e fidanëve të kanabis është zbuluar nga policia greke në lagjen Peristeri të Atikës.

Nga operacioni i policisë, katër shqiptarë kanë përfunduar në pranga midis moshës 35 deri në 39 vjeç.

Policia greke bën me dije se janë gjetur dhe konfiskuar, 915 fidanë kanabisi, 2.6 kanabis të tharë, fare bime, fidanë si dhe pajisjet laboratorike.

Nga mënyra se si është ngritur laboratori, teksa sasia e konfiskuar, përfitimet e pritshme nga shitja përfundimtare e drogës, do t’i kalonin 500 mijë eurot, sqaron policie helene në komunikatë.

Të arrestuarit u dërguan pranë Prokurorit të Athinës.