Një çështje e nxehtë e merkatos europiane, ka qenë ajo e portierit të Milanit, Xhanluixhi Donaruma, i cili po përflitet për një largim të mundshëm nga kuqezinjtë.

PSGj-a ka qenë vazhdimisht ekipi i interesuar për shërbimet e gardianit italian.

U fol se lojtari është shumë afër klubit francez, por për t’i larguar këto zëra ka menduar drejtori sportiv i parizienëve, Leonardo.

Ai sqaroi:

E vërteta është se na pëlqen, por nuk është prioritet për ne. Ne kemi Trap, Areola, Bulka dhe një portier të katërt. Ky është realiteti për momentin.”

Kjo deklaratë i shuan të gjithë zërat që e lidhnin gardianin 20-vjeçar me një kalim tek PSG.

Nga ana tjetër, vetë lojtari, ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar te Milani dhe drejtuesit kuqezi tani po mendojnë që ta mbajnë lojtarin në skuadrën e tyre.