Donatorët e bujqësisë konfirmojnë mbështetjen për Shqipërinë

Mbështetja e donatorëve për bujqësinë shqiptare vazhdon, ndërkohë që intensifikohen takimet dhe diskutimet mes zyrtarëve shqiptarë dhe atyre të huaj në lidhje me impaktin e këtyre investimeve.

Në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, u zhvillua takimi i III I partnerëve donator të sektorit të bujqësisë, nën drejtimin e Zëvendësministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Roni Telegrafi. Ndërsa nga donatorët merrnin pjesë Z.Liam Briesli, Drejtor i IPARD në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian, përfaqësues të USAID, Bankës Botërore, GIZ, BERZH, Delegacionit të BE, FAO dhe pjestarë të trupit dipllomatik në Tiranë.

Gjatë takimit, u diskutuan projektet aktuale në bujqësi, të financuara nga këta donatorë, ndërkohë që u vlerësua impakti i tyre në bujqësinë shqiptare, si dhe u konsideruan mundesitë për projektet e ardheshme mbi bazën e tyre.

Zëvendësministri Telegrafi i falenderoi pjesëmarrësit në këtë takim për kontributin dhe asistencen e tyre dhe i siguroi ata për vazhdimesinë e marrëdhënieve miqësore dhe të frutshme me Ministrinë e Bujqësisë.​

Takimi me donatorët u zhvillua pas takimit të Komitetit të Monitorimit të IPARD II, i cili konsiderohet një hap shumë i rëndësishëm për fillimin e zbatimit të programit, si një nga instrumentat kryesor të sektorit bujqësor dhe të zhvillimit rural.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al