“Dorëzohet” Nishani dekreton emërimin e dy ministrave

Presidenti Bujar Nishani i ka dhënë fund debateve lidhur me dekretet për ministrat e rinj. Me dekretin që mban numrin 9450 Presidenti dekretoi emërimin e Arben Ahmetaj, në postin e ministrit të Financave, ndërsa dekreti nr. 9451 emëron Milva Ekonomin në postin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes.

Dekretet erdhën pas disa ditëve replikash në distancë me mazhorancës. Javën e shkuar, kur kryeministri bëri të ditur ndryshimet në qeveri, të cilat më pas iu dërguan presidentit, Nishani dekretoi vetëm shkarkimin e Shkëlqim Canit nga ministria e Financave dhe Arben Ahmetaj nga Ministria e Ekonomisë, por jo emërimin e ministrave të rinj në ministritë përkatëse.

Kjo “taktikë” gjeneroi zhurmë dhe aludime të shumta në skenën politike. Kreu i Komisionit të Sigurisë, njëkohësisht deputet i LSI, Spartak Braho tha sot se “Presidenti i Republikës po bën lojë politike të ngjashme me një lojë shahu sa i përket dekretimit të ministrave të rinj të qeverisë”. “Por edhe një lojë shahu, – tha Braho, – ka afatet e veta.

Duke e komentuar si politiko-juridike deklaratën e ministres Ermonela Felaj, e cila pak ditë më parë tha se presidenti edhe mund të shkarkohet nëse nuk bën dekretimet, Braho i kujtoi Nishanit se afati i fundit për dekretimet e ministrave të rinj është dita e nesërme. Por Nishani e shpërfilli kërkesën e tij dërguar pardje Kushtetueses dhe sot, një ditë para afatit final, dekretoi dy ministrat e rinj të Ramës.

Burimi:(Integrimionline\E C)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al