Aleksandër Isak nuk do të jetë futbollist i Borussia Dortmund duke nisur që nga ky sezon. Sulmuesi suedez ka firmosur me skuadrën e tij të re, teksa ka hedhur firmën me Real Sociedad deri në vitin 2024.

“Ne i dëshirojmë sukses Alex Isak në Spanjë dhe do të monitorojmë nga afër performancat e tij,”
-tha drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc.

Sulmuesi i talentuar nënshkroi me klubin gjerman në 2017, por mungesa e minuta e çoi 19 vjeçarin në huazim te Willem II, ku ai shënoi 13 gola në 16 ndeshje.