Dritan Ylli: Në këto vite është bërë një punë e madhe për të minimizuar punën në të zezë dhe për e rritjen e standarteve për një punë të denjë

Kreu i Inspektoriatit të Punës, z.Dritan Ylli ka pritur sot në ambientet e institucionit në një takim miqësor Inspektorin e Përgjithshëm të Administratës Frances, z. Jean Pierre Dalle, i shoqëruar nga Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari, si dhe përfaqësi nga grupet e inspektorëve të Inspektoriatit të Punës .
“Kam kenaqësinë t’ju njoh me arritjet pozitive që janë shënuar në Institucionin që unë drejtoj tashmë prej 4 vjetësh, ku grupet e punës së inspektorëve kanë treguar aftësi, etike dhe integritet të lartë konform ligjit”, është shprehur kreu i Inspektoriatit tëPunës, z. Dritan Ylli, i cili theksoi se sa shumë punë është bërë në këto vite për të minimizuar punën në të zezë, rritjen e standarteve për një punë të denjë, si dhe sot me krenari statistikat tregojnë përmirësim të punës së denjë në lidhje me futjen në skemën e sigurimeve shoqërore thuajse të gjithë punëmarrësve ndërkohë që 4 vite më parë raporti ishte i kundërt shumica punonin në të zezë.
Z. Dalle ka shprehur kenaqësinë e tij për vizitën në Inspektoriatin e Punës në Shqipëri duke uruar për bashkëpunime të mundshme në lidhje me objektivin për të patur sa më shumëstandarte në vëndin e punës.
Z.Ylli ka falenderuar z.Dalle dhe z. Hajdari për këtë takim miqësor dhe bashkëpunues, i cili frymëzoi për iniciativa pozitive në të ardhmen.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al