Dritan Ylli në Pukë / “LSI do krijojë vende pune me pagë më të lartë dhe kushte më të mira, duke ndjekur një politikë më favorizuese për sipërmarrjen korrekte me ligjin”

Kandidati i LSI-së për deputet në qarkun e Shkodrës, Dritan Ylli së bashku me Saimira Lacin, që përfaqëson vajzat dhe gratë pukjane në listën e kandidaturave të LSI-së për qarkun Shkodër, vizituan sot punonjëset e filialit Berttoni në Pukë, një prej ndërmarrjeve fason më të mëdha në Shkodër dhe gjithë vendin. Gjatë takimit kandidati Ylli u shpreh i bindur se LSI do krijojë vende pune me pagë më të lartë dhe kushte më të mira.

“LSI si forcë kryesore në qeverisjen e ardhshme, do të krijojë vende pune me pagë më të lartë dhe kushte më të mira, sidomos për të rinjtë dhe gratë. Këtë do e realizojë duke ndjekur një politikë më favorizuese për sipërmarrjen korrekte me ligjin, duke reduktuar deri në 60% nivelin e taksimit”, është shprehur kandidati Ylli.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al