Dritan Ylli: Shërbimi mjekësor, i domosdoshëm në ndërmarrjet me risk për shëndetin e punonjësve

“Rritja e produktivitetit në çdo subjekt duhet të ecë bashkarisht me rritjen e standarteve dhe mjedisit për një punë të denjë, me shërbimin mjekësor si prani të detyrueshme në çdo ndërmarrje”, ka qënë deklarata që Drejtori i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli, bëri gjatë vizitës së tij në dy ndërmarrje fason.

Të dy këto ndërmarrje kanë një numër të konsiderueshëm punonjësish dhe duke qënë se punojnë me lekurë dhe faqe kepucësh, hyjnë tek ato ndërmarrje që konsiderohen me risk përsa i përket shëndetit të punonjësve.

Ndaj dhe marrja e disa masave mbrojtëse për shëndetin e punonjësve, sic janë aspirimi i duhur i mjedisit të punës, pajisjet mbrojtëse individuale dhe për më tepër prania e shërbimit mjekësor janë të domosdoshme. 

“Prania e mjekut në çdo subjekt është një detyrim ligjor që duhet zbatuar, pasi është një nga standartet e padiskutuara që duhet të ketë sot një punëmarrës në vëndin e punës”, tha kreu i Inspektoriatit të Punës, z.Ylli në takimin që zhvilloi me punonjësit dhe mjekët e dy fasonerive të përzgjedhur me vështirësi pune (ku përmendim përdorimin e makinerive, solucioneve si mastiçi etj).

Drejtori Inspektoriatit të Punës theksoi se kontrolli dhe monitorimi për praninë e mjekut në tërësi në ndërmarrje, por në vecanti tek ato me numer të konsiderueshëm punonjësish do të jetë prioritet. Në ato ndërmarrje që kanë më shumë se 500 apo 600 punonjës mjeku duhet të jetë me kohë të plotë, kurse në ndërmarrje me një numër më të vogël punonjësish, mund të shërbejë edhe me kohë të pjesshme. Por, e rëndësishme është që cdo punonjës të aksesohet me sherbim mjekësor, u shpreh kreu i Inspektoriatit.

Ai shrehu kenaqesinë që në vitin që shkoi, pati një rritje të konsiderueshme të pranisë së shërbimit mjekësor në ndërmarrje. Kështu për vitin 2016 janë regjistruar 1422 subjekte që mbulohen me shërbim mjekësor; ndërsa ka një rënie të ndjeshme të punonjësve të ekzaminuar me sëmundje profesionale.

Ato subjekte që nuk do të zbatojnë detyrimin ligjor për praninë e shërbimit mjekësor në ndërmarrje, do të kenë edhe penalitet që parashikon ligji.

Gjatë vitit 2016 janë 57 subjekte të penalizuar me sanksione, për arsye të mosmarrjes së masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al