Nga Përparim Spahiu:

Fundi i një qeverie vjen kur arreston popullin e saj!
———–
Nga protesta e djeshme e opozitës u arrestuan 37 qytetarë të këtij vendi….

Kjo tregon agoninë e një pushteti autokrat…

6 vite qeverisje, renditur si më të korruptuarti, asnjë hetim, jo më dënim, funksionarësh të lartë.

Por arestoni popullin!

U kapët me përgjime për blerje votash, dhe sërish nuk u arrestua asnjë zyrtar.

Por arrestoni protestuesit!

Në 6 vjet qeverisje, keni kryer mbi 1 miliardë euro korrupsion, sipas raporteve të KLSH-së dhe asnjë i hetuar apo arrestuar.

Por arrestoni qytetarët për një kupon tatimor!

Fallsifikoni firma e dokumente, kapeni në flagrancë duke vjedhur 20 milion euro dhe përsëri asnjë i hetuar apo arrestuar.

Helmoni gazetarë me gaz si askund tjetër në Europë.

Një detyrë ka opozita, tju shtyjë fort në humnerën që vetë keni zgjedhur!

Image may contain: one or more people, night and outdoor