Është gjithnjë dhe më në dyshim e ardhmja e Diego Godinit tek Interi. Sipas “Corriere Dello Sport”, mbrojtësi uruguajan duket se në verë do të japë lamtumirën pas një sezoni larg pritshmërive.

Godin la Atletikon e Madridit me parametër zero për të përqafuar projektin e Kontes dhe për t’u bërë lideri i repartit të mbrojtjes, një repart që gjithnjë e më shumë po varet nga holandezi De Vraj, që bashkë me sllovakun Shkriniar janë bërë titullarët e qëndrës.

Kështu urugajani 34-vjeçar duket se ka bërë gati valixhet për një aventurë tjetër, me Mançester Junajtidin dhe Valencian, që janë gati për ta marrë në ekip.