Një video me pamje spektakolare nga Alpet e Zvicrës po bën xhiron e botës, ku në qiell shfaqet një “yll” me shkëlqim më të madh se zakonisht.

Disa e ngatërruan me Hënën, por autoritetet italiane që merren me studimin e yjeve thanë që ajo dritë me shumë shkëlqim pas alpeve zviceriane ishte as më pak dhe as më shumë por Venusi.

Një pamje mjaft e bukur që përsëritet çdo 8 vite, kur Venusi takohet me Pleiadën, duke ofruar një spektakël më vete.

Ndërkohë astronomët bëjnë të ditur se në natën midis 7 dhe 8 prillit do të shfaqet Super Hëna, që është një nga ngjarjet e shumta që do të shfaqen këtë muaj.