Kjo javë është java e kombëtareve. Shumë futbollistë kanë lënë ekipet e tyre dhe janë grumbulluar me përfaqësueset.

Kjo ka ndodhur dhe me futbollistët shqiptarë. Në klubin e Bayern Mynich janë dy lojtarë shqiptarë të cilët kanë marrë ftesë, por do të përfaqësojnë Kombëtare të ndryshme.

Bëhet fjalë për Marvin Çunin, i cili aktivizohet me 19-vjeçarët nga Mynich-u, ndërsa nga ana tjetër, Leon Dajaku është pjesë e ekipit të dytë të Bayern.

Kështu, sulmuesi Marvin Çuni do të vihet në dispozicion të ekipit U 19 të Shqipërisë, të cilët kanë në program për të zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Polonisë. Ndërsa, edhe Dajaku i cili gjithashtu aktivizohet si sulmues,  është grumbulluar e do të përfaqësojë Gjermaninë U 19.