Ka shkuar në dy numri i personave që kanë humbur jetën në Kroaci pasi ishin të prekur nga COVID-19.

Bëhet fjalë për një 74-vjeçar nga Zagrebi, i cili ndërroi jetë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, teksa qëndronte në respirator ditët e fundit.

Kjo është viktima e dytë e koronavirusit në Kroaci, ku deri më tani gjithsej 481 persona rezultojnë të prekur, ndërkohë që 22 janë shëruar. Mes personave të prekur nga ky virus ka dhe punonjës policie.