Komisioni për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit në Maqedoni ka miratuar propozimin për heqjen e mandatit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Ish-kryeministri  akuzohet  për abuzim me fondet publike. Ndaj tij gjykata ka vendosur dënimin me 2 vjet burg duke nisur nga kjo javë.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Trajko Velnaoski, u shpreh i revoltuar pas votimit dhe e cilësoi procesin ndaj ish-kryetarit të tij të montuar politikisht.

Ndërsa kryetari i komisionit, Pavle Bogoevski, tha se ish-kryeministri nuk është i denjë për të ushtruar funksione në parlament.