E dielë, 7 qershor 2020. Parashikimi sipas IGJEUM

RESHJET

Nesër (e diel, dt. 07) priten reshje të dobëta në të gjithë vendin ndërsa në qarqet Shkodër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë priten reshje deri lokalisht mesatare të shoqëruara me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Shumica e reshjeve priten gjatë ditës së sotme.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt. 07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 25°C

në vendet e ulëta: 12 / 27°C

në vendet malore: 8 / 22 °C

ERA

Nesër (e diel, dt. 07) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.